Anis Memeti, talenti shqiptarë që sot i shënoi një super gol Sanderlendit (VIDEO)

Mesfushori shqiptar, Anis Mehmeti, i cili aktivizohet me ekipin e Wycombe në “League One” në Angli, ka arritur të jetë protagonist në ndeshjen derbi të javës së 25-të kundër Sanderlend, ndeshje kjo që në fund u mbyll me barazimin 3:3.

Ndeshja nisi me një tempo të lartë, teksa vetëm pas 3 minutave lojë, Sanderlendi avansoi falë golit të Stokdale.

Wycombe u kundërpërgjigjë 10 minutua më pas falë golit të talentit shqiptarë, Anis Memeti, i cili pasi arriti të shkëputej bukur nga lojtarët kundërshtarë, me një të djathtë precize arriti të shënonte një gol spektakolar nga një distancë e largët.

Ishte ky goli i katërt sezonal për Memetin në “League One”, aty ku ka regjsitruar edhe një asist.

Deri në mbyllje të takimit të dyja skuadrat shënuan edhe nga dy gola të tjerë, ku vlen të përmendet se Sanderleni falë golit të Stjuart në minutën e 93-të avansoi me shifrat 3:2, derisa wycombe barazoi në minutën e 98-të me anë të Jacobson.

Pas këtij barazimi të dyja skuadrat nuk ndërruan pozita në renditje, me Sanderlendin që pozicionohet në vendin e dytë me 50 pikë, derisa Wycombe me 46 pikë renditet në pozitën e 3-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply