Pas 10 ditëve në komë, vdes boksieri rus Arrest Sahakyan

Boksieri rus, Arrest Sahakyan ka vdekur në moshën 26-vjeçare. Sahakyan 10 ditë kishte qenë në gjendje kome, pas një nokauti që kishte pësuar në një meç boksi, njoftojnë mediat e huaja.

Boksieri me prejardhje armene u nokautua nga Igor Semernin dhe që atëherë ishte në gjendje kome, mirëpo që u largua nga kjo botë vetëm 10 ditë më vonë.

Gjatë karrierës së tij, boksieri i ndjerë zhvilloi 9 duele, duke fituar në 6 prej tyre, derisa në 3 kishte pësuar disfatë.

Leave a Reply