Rubin Hebaj i Shkëndijës debuton me gol te Teuta (VIDEO)

Rubin Hebaj pas shkëputjes së kontratës me Shkëndijën, u rikthye në vendlindje te skuadra e Teutës, aty ku ka treguar sërish vlerat e tij dhe aftësitë realizuese, shkruan “infOSport.mk”.

Hebaj shënoi që në ndeshjene ti të parë me fanellën e skuadrës durrsake, e cila për fatin e keq të ish sulmuesit “kuqezi”, në fund pësoi disfatë 2:4 nga Laçi i Mirel Josës.

Hebaj shënoi gol në minutën e 81-të pas një krosimi të ardhur nga goditja e dënimit, kur nga afërsia gjuajti saktë me kokë dhe dërgoi topin në rrjetën e Dajsinanit, duke çuar shifrat në ato momente në 2:3.

GOLAT, TEUTA – LAÇI 2:4

Ky gol ndezi shpresat e Teutës se mund të marrë një barazim në këtë ndeshje, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi Laçi në minutën  e 96-të me anë të Deliut shënoi edhe golin e katërt. Për Deliun ishte ky goli i dytë personal në këtë ndeshje, derisa dy gola të tjerë për laçianët kishte shënuar edhe sulmuesi nga Mali, Saliu Guindo. Në anën tjetër për Teutën, përveç Hebajt në listën e golashënuesve ishte regjistruar edhe Albano Aleksi, i cili njëherit kishte realizuar edhe golin e parë të takimit në minutën e 22-të.

Në ndeshjen tjetër të së shtunës, Partizani dhe Kastriot barazuan pa gola, ndërkohë të premtën në Shkodër, Vllaznia dhe Egnatia barazuan me shifrat 1:1.

GOLAT, VLLAZNIA – EGNATIA 1:1

Për skuadrën e Egnatias që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani, kishte shënuar sulmuesi gostivaras, Ilirid Ademi, ndërkohë për ekipin shkodran i saktë kishte qenë Krymi.

Sot (e diel) do të zhvillohet ndeshja midis Kukësit dhe Skënderbeut, ndërkohë java e 17-të mbyllet të hënën me derbin e kryeqytetit shqiptarë, Dinamo – Tirana. (infOSport.mk)

Leave a Reply