Njihuni me skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve

Me dy përballjet e mbrëmjes së kaluar është përmbyllur faza e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Dy nga favoritët për  të triumfuar këtë edicion në ligën më prestigjioze evropiane për klube, PSZh-ja dhe Juventusi u eliminuan që në ndeshjet e 1/8 së finales.

I papritshëm ishte eliminimi i “Zonjës së Vjetër” nga Viljarreali në “Allianc Stadium”, aty ku Juve pësoi një nga disfatat më të rënda (0:3).

Kësisoj Viljareali, bashkë me skuadrat, si: Liverpull, Bajern Munihu, Mançester Siti, Real Madrid, Atletiko Madridi, Benfika dhe Çelzi.

Shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të Liga Europës do të pasojë shortin e Ligës së Kampionëve të premten në orën 13:00 me kohën tonë lokale.

Ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen më 5 dhe 6 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më vonë më 12 dhe 13 prill.

 

Leave a Reply