FC Arben Bajrami dhe Futsal Karadaku shkruajnë histori, do luajnë në finalen e madhe

Futsal Club Arben Bajrami dhe Futsal Karadaku do të luajnë në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë në futsal për edicionin 2021/2022, njofton “infOSport.mk”.

FC Arben Bajrami në takimin e dytë gjysmëfinal mundi ekipin kampion të Futsal Shkupit me rezultatin 8:7, ndërkohë gjatë ditës së djeshme, skuadra kumanovare e Futsal Karadakut eliminoi Shkëndijën e Tetovës, duke e mundur me shifrat 9:4.

Figurë qendrore në këtë takim te skuadra vendase ishte Shuajb Shukriu, i cili realizoi 4 gola, nga 2 gola shënuan Jasir Zekiri dhe Sami Alili, ndërsa një gol tjetër shtoi edhe Hasan Bilali.

Do të jetë kjo hera e parë për këto dy skuadra që do të luajnë në një finale të madhe në futsalin vendor, ashtu që dita e zhvillimit të ndeshjes do të jetë një festë e vërtetë për Futsal Club Arben Bajrami nga Shkupi dhe Futsal Karadakun nga Kumanova. (infOSport.mk)

Leave a Reply