Pamjet e grabitjes së boksierit, Amir Khan (VIDEO)

Boksieri Amir Khan ka përjetuar një moment aspak të mirë disa ditë më parë. Në kohën kur ai ishte së bashku me bashkëshorten e tij duke shëtitur në rrugët e Londrës, disa grabitës të armatosur i kanë vjedhur orën luksoze që boksieri kishte me vete.

Pamjet filmike të publikuara nga mediat angleze tregojnë disa persona të armatosur që i drejtohen makinës së ndalur të Khan.

Në atë moment gruaja e boksierit pasi shikon skenën largohet duke vrapuar në anën tjetër të rrugës.

Personat e armatosur ja kishin dalë ti rrëmbenin orën me vlerë 72 mijë sterlina që boksieri kishte me vete.

Materialet i kanë kaluar policisë angleze që po heton për zbardhjen e çështjes.

VIDEON MUND TA SHIHNI KËTU. 

Leave a Reply