Neymar promovon veturen e re të miliarderit shqiptar

Kompania ‘Next e.GO Mobile’ e familjes së Lazim Destanit ka promovuar dje në Berlin veturën e parë elektrike të markës ‘e.GO’. Në ceremoninë promovuese, krahas shumë figurave e artistëve të shquar, prezent ishte edhe njëri nga yjet e futbollit botëror, braziliani Neymar.

May be an image of 2 people and people standing

Next e.GO Mobile është njëra nga kompanitë e biznesit të familjes Destani ku bëjnë pjesë një numër sipëmarrjesh që operojnë nën ombrellën e ‘nd Group’ me seli në Holandë, themeluar nga Nazif Destani. Ecolog International është gjithashtu pjesë e këtij grupi dhe përbën shtyllën kryesore të tij.

Kjo sipërmarrje për prodhimin e veturave elektrike u themelua vitin e kaluar në Gjermani dhe tashmë, për një kohë të shkurtër, doli kontingjenti i parë i veturave. Sipas projektit, në fazën fillestare është parashikuar prodhim vjetor prej 30.000 automjetesh.

May be an image of 5 people and car

Leave a Reply