Ajaksi shpallet kampion i Holandës (VIDEO)

Skuadra e Ajaksit ka fituar titullin kampion në Holandë një xhiro para fundit të kampionait. Të mërkurën në mbrëmje, Ajaksi në “Johan Krojf Arena” demoloi Herenvenin duke e mundur me shifrat 5:0 në ndeshjen e vlefshme të javës së 33-të në elitën e futbollit holandez.

Kjo fitore i mundësoi skuadrës nga  Amsterdami që të krijojë atë epërsi të mjaftueshme pikësh ndaj rivalit të madh, PSV Ajndhovenit

Ajaksi ka 82 pikë, derisa PSV Ajdhoveni në 33 xhirot e deritanishme ka tubuar 78 pikë. Për Ajaksin është ky titulli i 36-të në histori.

Ajaksi nuk e diskutoi fitoren në asnjë moment përballë Herenvenit, ndaj së cilës skuadër golin e parë e realizoi Nikolas Taljafiko (19’). Deri në fund të pjesës së parë “bardhekuqtë” realizuan edhe dy gola përmes Stiven Berghaus (33’) dhe Sebastian Aler (38’) nga penaltia.

Me këto 3 gola u mbyll pjesa e parë, teksa dy golat tjerë Ajaksi i realizoi në 5 minutat e fundit të takimit, kur fillimisht Brajan Brobi shënoi për 4:0, ndërkohë Edson Alvares fare në fund vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Ajaksi 5, Herenveni 0. (infOSport.mk)

Leave a Reply