Atletiko do të luaj në Ligën e Kampionëve sezonin e 10-të me rradhë (VIDEO)

Atletiko Madridi mundi 2:0 Elçen në transfertë, duke siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve edhe për sezonin e arshshëm, njofton “infOSport.mk”.

“Jorganxhinjët” falë fitores sonte, arritën që të zbresin Seviljën nga pozita e tretë, kjo pasi skuadra andaluziane barazoi pa gola me Majorkën e Vedat Muriqit.

Pikërisht Sevilja do të jetë kundërshtari i rradhës i Atletiko Madridit në “Uanda Metropolitano”, ndërsa pavarësisht rezultatit në atë ndeshje, por edhe në ndeshjen e xhiros së fundit të sezonit 2021/2022 kundër Real Sociedadit, skuadra e Diego Simeones, të paktën ka siguruar TOP4 në La Liga.

Ndryshe golat për skuadrën madrilene sonte ndaj Elçes i realizuan Mateush Kunja në minutën e 28-të dhe Rodrigo de Paul në minutën e 62-të.

Në këtë mënyrë skuadra e Atletiko Madridit do të luaj në Ligën më prestigjioze europiane për të 10-tin vit me rradhë. (infOSport.mk)

Leave a Reply