“Sikur jeni çliruar nga Serbia, ashtu do çlirohemi nga Rusia”, deklarata e Kliçkos për Kosovën bën bujë në mediat serbe

Deklarata e legjendës së boksit ukrainas dhe njëherit kryetarit të Kievit, Vitali Kliçko rreth Kosovës ka bërë bujë edhe në mediat serbe.

Kliçko në një intervistë për gazetën zvicerane “Le Canton 27” falënderoi Kosovën dhe popullinë e saj. Ai madje tha se “Sikur Kosova që është çliruar nga Serbia, ashtu do të çlirohet edhe Ukraina nga Rusia”.

“Jam shumë i lumtur që kam takuar për herë të parë një gazetar shqiptar, që është një mundësi e mirë për të përcjellë një mesazh për ju, populli shqiptar në Ballkan. Kemi dëgjuar dhe lexuar që ju jeni shqiptarë, si ne ukrainasit, popull të paqes, liridashës dhe “luftëtarëve që e duan nevojën që dikush na imponon. Sot ne po luftojmë kundër regjimit rus që po përpiqet të pushtojë Ukrainën, si ju që dikur ishit të pushtuar nga Serbia”, tha Kliçko për gazetën zvicerane.

Ishe mediumi serb “B92”, që ka publikuar deklaratën e Kliçkos, ndërsa si në çdo rast e quajtën shtetin e Kosovës si “e ashtuquajtura Kosovë”.

“Kryetari i Kievit, Vitali Kliçko, në Davos, në një bisedë për gazetën zvicerane ‘Le Canton 27’, ka falënderuar shqiptarët dhe të ashtuquajturën Kosova në mbështetje ushtarake”, shkroi ndër tjerash mediumi serb.

Ukraina tash e tre muaj po përballet me agresionin rus, i cili ka pushtuar disa qytete ukrainase me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.

Leave a Reply