Del Piero feston ditëlindjen me Mesin, Dybalen e Agueron!

Alesandro Del Piero ka festuar 43 vjetorin e lindjes me përfaqësuesen e Argjentinës në një hotel të Moskës ku ata janë grumbulluar. Del Piero pozoi me tre sulmuesit argjentinas Lionel Messi, Sergio Aguero dhe Paulo Dybala dhe e nxori foton në “Instagram”. Ish-sulmuesi i famshëm i Italisë dhe Juventus, bëri shaka në mesazhin në krah të fotografisë: “Nëse do të luanim së bashku, cili do të mbante numrin 10?”.

Kujtojmë që Argjentina të shtunën do të zhvillojë ndeshje kontrolluese me Rusinë në “Luzhniki Stadium”, ndërsa ditën e martë në Kransodar të përballet me Nigerinë.

Leave a Reply