Goli i Zhegrovës i nominuar në mesin e 10 më të mirëve në edicionin e parë të Ligës së Konferencës

Ka përfunduar edicioni i parë në garën e tretë më të madhe evropiane në nivel klubesh, Ligën e Konferencës.

Siç mësuam ditë më parë, Roma doli të jetë fituese e kësaj gare pasi në finalen e madhe që u zhvillua në Tiranë, mposhti gjigatin holandez Fejenord Roterdam.

Ndërkohë, UEFA ka shpallur 10 golat më të bukur të kësaj gare ku janë emra të mëdhenj si ai i Dimitri Pajet, Sinistera, Nikolo Zaniolo apo Lorenco Pellegrini.

Megjithatë në mesin e 10 golave më të mirë është edhe ai i yllit kosovar Edon Zhegrovës, i cili kishte ralizuar në sfidën ndaj Kairat, kur ende ishte pjesë e Bazelit, duke ndihmuar ekipin zviceran për të shënuar fitore 2:3.

Faqja e Ligës së Konferencës ka publikuar edhe linkun ku mund të votoni për golin më të mirë të kësaj gare.

Leave a Reply