Sot fillon edicioni i ri i Ligës së Kombeve

Edicioni i ri i Ligës së Kombeve starton sot me ndshjen midis Polonisë dhe Uellsit, ndeshje kjo që i përket Ligës A, Grupit 4.

Ndeshja në fjalë strton në ora 18:00.

Në këtë format kontinental të futbollit marrin pjesë edhe Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Përfaqësuesja futbollistike e vendit gjatë këtij muaji do të zhvillojë plotë 4 ndeshje, duke nisur gjithçka me transfertën e nesërme (2 qershor) kundër Bullgarisë. Ndryshe Maqedonia është pjesë e Ligës C, njëjtë sikurse edhe Kosova, por që që të dyja këto përfaqësuese janë në grupe të ndryshme. Maqedonia bënë pjesë në grupin 4, ndërkohë Kosova në grupin 2.

Sa i përket Shqipërisë, këta të fundit këtë edicion do bëjnë gara në Ligën B, duke qenë pjesë e grupit 2, së bashku edhe me Islandën dhe Izraelin. (infOSport.mk)

Leave a Reply