Uellsi pas 64 viteve do të luaj në Botëror! (VIDEO)

Uellsi pas plotë 64 viteve ka siguruar një biletë për në Botërorin e këtij viti, që do të zhvillohet në Katar, njofton “infOSport.mk”.

Uellsi i Garet Bejll në ndeshjen e fundit finale të “play-off” mundi Ukrainën me rezultatin minimal 1:0, edhe atë falë një autogol të Jarmolenko.

Kapiteni i ukrainasve i detyruar nga presioni i Bejll e dërgoi topin në portën e tij, duke shokuar kështu gjithë stafin ukrainas, të cilët nuk mundën të gjenin forcat për të dërguar ndeshjen në stesa, pasi deri ne fund te takimit rezultati mbeti i pandryshuar.

Uellsi kështu bëhet skuadra e fundit e cila merr biletën për në “Qatar 2022”, një sukses mjaft i madh për kombëtaren e Uells, që për herë të fundit në një Botëror kishte luajtur në vitin 1958. (infOSport.mk)

Leave a Reply