Kapiteni i Ukrainës: Rusia është një vend i terroristëve dhe vrasësve

Kapiteni i Kombëtares së Ukrainës, Andrij Jarmolenko, në prag të takimit të sotëm që po e zhvillojnë në këto momente ndaj Skocisë në kuadër të Ligës së Kombeve, ka thënë se Rusia është një vend i terroristëve dhe vrasësve.

Jarmolenko mbështeti vendimin e Bashkimit Evropian të Futbollit (UEFA) për të përjashtuar Rusinë nga kualifikimi për Kampionatin Europian 2024.

“Mendimi im është shumë i thjeshtë. Futbolli rus, sporti rus duhet të izolohen. Është një vend terroristësh, një vend që vret ukrainasit, fëmijët tanë. Sporti nuk mund të ndahet nga e gjithë historia. Të gjithë lojtarët e Ukrainës duan që Rusia të dënohet në të gjitha nivelet”, – tha Jarmolenko.

Anësori ukrainas luan për Al Ain nga Abu Dhabi, ndërsa për kombëtaren ukrainase numëron 109 ndeshje, duke realizuar 45 gola.

Leave a Reply