Reali fiton ndaj Getafes, Ronaldo shënon dy gola (VIDEO)

Real Madridi iu rikthehet fitoreve në kampionatin spanjol, La Liga, me skuadrën e Zinedin Zidanit që triumfuan përballë Getafes me rezultat 3:1. Golin e parë të këtij takimi e shënoi Bejl në minutën e 24, pasi mori një asist nga Isko, ndërsa në fund të pjesës së parë Ronaldo me gol të bukur çoi shifrat në 2:0 për “Los Blankosit”.

Getafe ngushtoi diferencën në minutën e 64-t, me Portillon që shënoi nga pika e bardhë. Gjithsesi ai që vulosi këtë fitore të Realit, ishte Ronaldo që shënoi golin e dytë personal në minutën e 78-të.  Pas kësaj fitore Reali vazhdon në vendin e tretë me 54 pikë, shtatë pikë më pak se Atletico në pozitën e dytë dhe katër më shumë se Valencia që renditet e katërta.

Leave a Reply