Me golin e shënuar ndaj Arabisë S., Messi barazohet me Kristiano Ronaldon!

Ylli i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi realizoi golin e parë me kombëtaren e tij në kuadër të Botërorit “Qatar 2022”, njofton “infOSport.mk”. Messi shënoi përballë Arabisë Saudite nga pika e bardhë, duke kaluar në avantazh Argjentinën, skuadër kjo që megjithatë në fund u mund me shifrat 2:1.

Goli i shënuar nga pika e bardhë për Lionel Messin ishte i 7-ti në kuadër të Botëroreve. Me këtë gol “pleshti” u barazua me konkurrentin e tij të madh në botën e futbollit në dy dekadat e fundit, Kristiano Ronaldo, i cili gjithashtu ka 7 gola të shënuar.

Përveç kësaj, Lionel Messi është shndërruar në futbollistin e parë argjentinas i cili shënon në 4 botërore të ndryshme, duke filluar nga Afrika e Jugut në vitin 2010. Ndërkohë para tij vazhdon të mbetet një legjendë tjetër, Diego Armando Maradona, i cili ka të shënuar 8 gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply