Një Spanjë e jashtëzakonshme, afër 1 mijë pasime të sakta kundër Kosta Rikës

Spanja para pak çastesh mundi Kosta Rikën me rezultatin 7:0, duke regjistruar kështu fitoren më të thellë në kuadër të Kampionateve Botërore, shkruan “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Luis Enrike, çështjen e fituesit e kishin zgjedhur që në pjesën e parë, kur brenda 30 minutave të para kishin realizuar 3 gola.

Përveç me gola, Spanja e dominoi Kosta Rikën në të gjitha aspektet, ndërsa më së miri flasin edhe të dhënat statistikore, sidomos ato të pasimeve. Plotë 976 pasime të sakta në 90 minutat e rregullta në këtë takim me 94 për qind të saktësisë së pasimeve për “Furinë e Kuqe”, që në këtë mënyrë futet në historinë e Kupës së Botës, për faktin se asnjë kombëtare tjetër nuk e kishte regjistruar një shifër të tillë asnjëherë më parë.

Kujtojmë, Spanja është në Grupin “E”, bashkë edhe Gjermaninë dhe Japoninë, me këta të fundit që bënë befasinë e ditës, duke mundur “pancirët” me rezultatin 2:1. (infOSport.mk)

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply