Kampion në fushë, kampion edhe jashtë saj, futbollistët e Struga Trim Lum shpëtojnë qenin që kishte rënë te Drini i Zi!

Sot në ujrat e ftohta të Drinit të Zi në Strugë, kishte rënë një qen, i cili i paaftë për të dalë në sipërfaqe sikur kërkonte ndihmë nga kalimtarë të rastit.

Për fat të mirë, në afërsi u gjindën disa nga futbollistët kampion të Struga Trim Lum, të cilët epitetin e kampionëve të vërtetë e dëshmuan edhe jashtë fushës së futbollit, duke ndihmuar qenin.

Ishte Zija Merxhani, ai i cili zbriti poshtë përmes shkallëve ndihmëse për të kapur qenin, të cilin me ndihmën e disa prej bashkëlojtarëve të tij, si Darko Ilieski, por edhe Arion Ziba dhe Arbi Pengu, e nxorrën jashtë dhe e shpëtuan nga i ftohti i ujrave të Drinit të Zi.

 

 

Leave a Reply