Ndodh mrrekullia, pasi mposhti kancerin, Haller mposht edhe Bazelin me një “tregolësh”! (VIDEO)

Korrikun e vitit 2022, sulmuesi Sebastian Haller i sapoardhur te Borusia e Dortmundit u diagnostikua me një tumor malinj testikular. Kjo bëri që sulmuesi 28-vjeçar nga Bregu i Fildishtë ti nënshtrohet kimioterapisë, ndërsa gjithashtu pësoi edhe dy operacione, pas së cilave arriti ta mposhte me sukses këtë sëmundje të rëndë.

Në fillim të janarit të këtij viti, lojtari u kthye në stërvitje me klubin e Bundesligës, për të cilin nuk kishte bërë ende debutimin e tij zyrtar.

Sot Borusia e Dortmundit zhvilloi një miqësore kundër Bazelit, duke mundur zviceranët me rezultatin e thellë 6:0, ndërsa 3 gola në këtë ndeshje realizoi pikërisht Sebastian Haller. Ky i fundit edhe pse në lojë u inkuadrua si zëvendësues, në harkun e 7 minutave realizoi 3 golat e tij, duke shënuar në minutat 81, 86 dhe 88.

Përveç Haller, për Dortmundin në këtë ndeshje të zhvilluar në Mallaga të Spanjës, shënuan edhe Reush, Malen dhe Bellingam. (infOSport.mk)

Leave a Reply