Ronaldo tregon madhështinë e tij, vizitë klubit të Realit në Riad të Arabisë Saudite! (VIDEO)

Ylli portugez, Kristiano Ronaldo mori pjesë në stërvitjen e sotme të Real Madridit në Arabinë Saudite, aty ku “mbretërit” do të zhvillojnë edhe ndeshjen finale të SuperKupës së Spanjës kundër Barcelonës.

Futbollistët “madrilen” në prag të këtij takimi që në program është të dielën janë duke u përgatitur në qendrën stërvitore të Al Nassr, klubi i ri i ish futbollistit të Real Madridit, Kristiano Ronaldos.

Reprezentuesi portugez jo vetëm që ka ndjekur stërvitjen, por ka bërë edhe disa foto, ndërsa është kapur një moment kur ka qenë duke biseduar me trajnerin e “mbretërve”, Karlo Ançelotin.

Ronaldo ruan një marrëdhënie të mirë me klubin që përfaqësoi për shumë vite, madje u stërvit në qendrën stërvitore të Real Madridit, në Valdebebas, për të mbajtur në formë, kur ishte ende pa klub, pak pas Kupës së Botës 2022. (infOSport.mk)

Leave a Reply