Zidan: Në finale ndodh gjithçka, Juve është e fort jo vetëm në mbrojtje

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan në konferencën për shtyp të mbajtur një ditë para finales së madhe të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, është shprehur se skuadra e tij është e gatshme për ndeshjen e nesërme, ndërsa ka vlerësuar deri në maksimm kundërshtarët.

“Ne jemi gati, kemi punuar shumë për të qenë në këtë finale. Presioni është gjithmonë mbi ne pasi jemi Reali i Madridit dhe të gjithë thonë se ne jemi favoritë, por nuk është kështu. Në këtë finale mund të ndodhë gjithçka. Juventusi është shumë i fortë dhe jo vetëm në fazën mbrojtëse. Ata gjithmonë kanë pasur një skuadër të fortë, por kjo mund të jetë edhe më shumë”, është shprehur trajneri francez, Zidan.

Leave a Reply