Rrëfimi tronditës i Emre Xhan: “Kisha kancer, Juventusi ma shpëtoi jetën”

Futbollisti turk me pasaportë gjermane, Emre Xhan,  për gjatë gjithë jetës do ti jetë mirënjohës ekipit të Juventusit, aty ku kaloi dy vite në periudhën (2018-2020), para se të kalonte te Borusia Dortmundi.

29-vjeçari së fundmi ka dhënë një rrëfim tronditës për “DAZN”, ku ka zbuluar se kishte kancer në tiroide.

“U jam jashtëzakonisht mirënjohës mjekëve. Disa muaj pas vizitave mjekësore me Juven më thirrën. As që e dija se çfarë po ndodhte, nuk kisha dëgjuar kurrë për një tiroide dhe nuk e dija se kisha tumor. Transferimi në Torino ia vlejti vetëm për këtë”, – tha Emre Xhan.

Anëtari i skuadrës gjermane të Borusia Dortmund më tej tregoi se si erdhi deri te zbulimi i kancerit në tiroide nga mjekët e gjigantit italian.

“Kisha kancer në tiroide dhe kisha nevojë urgjente për një operacion. Kjo ngjarje e ka ndryshuar shumë jetën time”.

“Mund të kesh shumë para, mund të kesh gjithçka, por shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Është pjesë e jetës, i këshilloj të gjithë të bëjnë disa kontrolle. Nuk ka rëndësi sa të shëndetshëm besojmë se jemi, nëse i zbulojmë këto gjëra në kohë, ne mund të shërohemi”, – është shprehu mesfushori turko-gjerman.

Emre Xhan luajti 45 ndeshje zyrtare me Juventusin, ku realizoi edhe 4 gola.

Leave a Reply