Caktohen arbitrët e ndeshjeve të javës së 24 në LPFMV

Komisioni i arbitrëve pranë Federatës së Futbollit në vend ka caktuar emrat e arbitrëve që do të drejtojnë ndeshjet e javës së 24-të në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.

Derbi ndeshja midis Akademia Pandevit dhe FC Shkupit, i është besuar arbitrit nga Shtipi, Dimitar Pileshkov, derisa ndeshjen midis Rabotniçkit dhe Struga Trim Lumit në Shkup do ta drejtojë arbitri tjetër nga Shtipi, Krumisllav Gjorgjiev.

Nderim Tefiku nga Kumanova do të jetë kryesori i takimit në Prilep, ku mejdanin do të ndajnë Pobeda dhe Sileksi, kërçovari Aleksandar Grujoski do të ndajë drejtësinë në ndeshjen midis Tikveshit dhe Makedonija GJ.P në Kavadar, derisa ndeshja e vetme e së dielës, ajo midis Skopjes dhe Shkëndijës, do të drejtohet nga Aleksandar Stavrev.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të startojnë në ora 15:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply