French Open, Djokoviç vazhdon me skandale, këtë herë shanë tifozët!

Tenisti serb Novak Djokoviq të premten ka zhvilluar ndeshjen e tretë në kuadër të “French Open”, ku regjistroi edhe një fitore të rradhës, duke mundur këtë herë spanjollin Davidoviç Fokina, me rezultatin 3:0, në sete 7:6, 7:6, 6:2.

Mirëpo pavarësisht kësaj fitore, që doli të jetë e vështirë, serbi  vazhdoi me skandalet e tij, tashmë të zakonshme.

Djokoviq, që mori kritika të shumta pasi e shkroi “Kosova është zemra e Serbisë” në  ndeshjen e tij të parë në kuadër të “French Open”,  ne duelin e tij të së premtes është kapur nga kamerat televizive, duke sharë tifozët.

Gjatë ndeshjes ai kishte moment nervoze dhe u është drejtuar tifozëve me sharje, shkruan “avaz.ba”.

Leave a Reply