FA Kupa angleze, Siti dhe Junajtedi pritet të dhurojnë spektakël

Mançester Siti dhe Mançester Junajtedi do të zhvillojnë sot finalen e madhe të Kupës FA.

Dy rivalët e urryer lokal do të luajnë mes vete për trofeun e FA Kupës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Uembli” me fillim nga ora 16:00.

Siti vjen në këtë finale pasi në gjysmëfinale eliminoi Shefilld Junajtedin, derisa skuadra e Junajtedit kishte mposhtur Brajtonin.

Për ekipin e Pep Guardiolas fitorja në finalen e sotme është e rëndësishme pasi  do të mbante lartë moralin për finalen e Ligës së Kampionëve pas tetë ditësh në Stamboll kundër Interit, ndërsa për ekipin e Erik ten Hag do ishte trofeu i vetëm në një sezon relativisht të suksesshëm për “Djajtë e Kuq”, që edicionin e ardhshëm rikthehen të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Pep Guardiola në këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Benjamin Mendy, ndërsa te “Djajtë e Kuq” do të mungojnë emra si Mason Grinvud, Entony Martial, Lisandro Martinez, Marcel Sabitzer dhe Donny van de Beek.

Leave a Reply