Galatasaraji përgatit goditjen e madhe, që dikur kushtonte plotë 120 mln euro!

Pas titullit kampion, ambiciet e klubit janë bërë shumë më të mëdha për edicionin e ri, në të cilin drejtuesit e Galatasarajit duan të ndërtojnë një skuadër konkurruese, me synimin për të bërë sa më mirë dhe për të shkuar sa më larg në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo për të arritur një gjë të tillë, pa dyshim se në skuadër duhet të kesh emra të mëdhenj, ndërsa një i tillë ka dalë së fundmi në skenë, e që lidhet pikërisht me gjigandët turq të Galatasarajit

Fjala është për Zhoao Feliks, futbollistin e Atletiko Madridit, i cili gjysmën e dytë të sezonit në formë huazimi e kaloi në Premierligën angleze me skuadrën e Çelzit.

Sulmuesi portugez, i cili i kushtoi 120 milionë euro Atletiko Madrid në verën e vitit 2019, ka edhe katër vite kontratë me skuadrën spanjolle.

Drejtuesit e Galatasarajit kanë nisur bisedimet me homologët e tyre spanjollë dhe po punojnë për arritjen e një akordi që do mundësonte kalimin e 23-vjeçarit në Stamboll.

Leave a Reply