Ançeloti merr drejtimin e Kombëtares së Brazilit

Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Karlo Ançelotin që të marrë drejtimin e kombëtares së tyre në vitin 2024.

Rede Globo transmeton se CBF ka bërë të ditur se pasi t’i skadojë kontrata me Real Madridin (30 qershor 2024), strategu italian do të marrë drejtimin e “Seleçaos”.

Madje, thuhet se Rodrigues dëshiron ta zyrtarizojë kontratën shumë kohë para se italianit t’i skadojë kontrata me “madrilenët”.

Ançeloti ka të drejtë të japë vetëm fjalën e tij (konfirmimin verbal), duke qenë se në bazë të rregullave të FIFA-s, mund t’i përkushtohet një skuadre tjetër vetëm në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij.

Kjo do të thotë se 64-vjeçari mund ta nënshkruajë kontratën vetëm pas 1 janarit dhe pastaj nga 1 korriku 2024 të marrë zyrtarisht drejtimin e kombëtares së Brazilit.

Leave a Reply