Ish futbollisti i Shkëndijës dhe FC Shkupit vazhdon karrierën në Kazakistan!

Ish futbollisti i Shkëndijës dhe FC Shkupit, por edhe i Horizont Turnovës në futbollin tonë vendor, Shqiprim Taipi, nuk ka kohë për të humbur.

Mesfushori, që e mbylli sezonin me Kukësin ka gjetur skuadrën e re ku do të vazhdojë karrierën.

Sipas “Super Sport” 26-vjeçari do të vazhdojë karrierën në Kazakistan te skuadra e Kaspij Aktau. Aktualisht kampionati kazak është në aktivitet dhe skuadra e re e Taipit renditet në vendin e 13-të me vetëm 10 pikë.

Kujtojmë se në të kaluarën Shqiprimi ka luajtur edhe për Prishtinën në Kosovë, ndërkohë në Superligën shqiptare, përveç me Kukësin ka luajtur edhe me Skënderbeun.

 

Leave a Reply