Mbappe me automjet të blinduar arriti në Kamerun, vendlindjen e babait të tij! E ruan edhe ushtria (VIDEO)

Kylian Mbappe mbërriti dje për një vizitë në Kamerun ku kjo shkaktoi një bujë të paparë në rrugët e kryeqytetit Yaounde.

Futbollisti i njohur i Paris Sen Zhermen gëzonte nderimet më të larta shtetërore dhe këtë e dëshmon fakti se edhe ushtria u angazhua për ta mbrojtur.

Forcat speciale vrapuan pranë automjetit në të cilin ndodhej Mbappe, ndërsa në kolonë kishte edhe një mjet të blinduar.

Këto janë skena që i ngjanin një autokolone ushtarake, dhe jo vizitës së një futbollisti.

Mbappe pritet të takohet me kryeministrin Joseph Ngute në vendin e origjinës së babait të tij.

Në kuadër të kësaj vizite është planifikuar që javën e ardhshme francezi i famshëm të vizitojë një shkollë të rinovuar falë fondacionit të tij.

Vizita e tij në kontinentin afrikan do të përfundojë me një vizitë në ishullin Djebale, nga është babai i tij Ëilfried.

Statusi i tij te PSZh-ja do të jetë gjithashtu në fokus këtë verë, veçanërisht pasi ai kritikoi hapur drejtuesit e klubit të shkaktuar nga rezultatet e dobëta të sezonit të kaluar.

Leave a Reply