Një ditë para nisjes për në Kaunas, FC Shkupi takim me gazetarët sportiv

Kryetari i FC Shkupit, Olgun Aydin tani më disa ditë po qëndron në Shkup, duke përcjellë nga afër punën e ekipit, që ka zhvilluar përgatitjet e fundit para duelit të së enjtes kundër skuadrës lituaneze Hegelmann në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Sigurisht se kjo ka bërë që futbollistët dhe stafi të kenë një mbështetje shumë të fortë përpara këtij udhëtimi. Ndërkohë tani më disa vite është bërë tradicionale edhe darka me gazetarët sportiv të medieve të ndryshme nga vend nga ana e klubit nga Çairi.

Edhe në këtë takim ku prezent ishte presidenti Aydin, menaxheri gjeneral Emir Shabani, anëtari ekzekutiv i bordit, Mesut Abdullah Bozkurt, stafi i trajnerëve Cihat Arslan dhe ndihmësi Fevzi Ljajiç, si dhe drejtori sportiv Damir Ibriç në bisedë të lirë me gazetarët diskutuan lidhur me ecurinë e futbollit vendor, ambiciet dhe prurjet e reja në klub dhe tema të ndryshme lidhur me futbollin në vend, rajon dhe atë ndërkombëtar.

Gazetarët ndanë mendimin se këto takime të hapura mes kryesisë janë shumë të mirëpritur, duke mësuar drejtpërdrejtë për ekipin dhe punën që po bëhen te FC Shkupi.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme (e martë), ekspedita e FC Shkupit në orët e mëngjesit niset drejt Kaunasit, të mërkurën do të kenë stërvitjen zyrtare, para ndeshjes të së enjtes (13.07.2023), që luhet në stadiumin “Darius and Girėnas” në Kaunas. (infOSport.mk)

Leave a Reply