Java e 31-të, të shtunën, e gjithë vëmendja në Strugë dhe Çair!

Të shtunën në program janë ndeshjet e javës së 31-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Si asnjëherë më parë, gara për titullin e kampionit është më se e zjarrtë, kjo falë performancës së shkëlqyer të tre skuadrave shqiptare, FC Strugës, FC Shkupit dhe Shkëndijës, skuadra këto që tre xhiro para mbylljes së sezonit, futen në garën e barabartë për titull me pikë të njëjta, gjithësecila, 58-të.

Për më tepër kjo javë sjellë super derbin në Çair midis FC Shkupit dhe Shkëndijës, ndërsa jo më pak interesante pritet të jetë edhe përballja tjetër njëkohësisht në Strugë, aty ku Struga Trim Lum në një përballje tjetër mes skuadrave shqiptare, do të mirëpret Gostivarin.

Në këtë ndeshje, në bankinën e Struga Trim Lum, si kryetrajner do të debutojë Meriton Gega, që deri dje luante rolin e ndihmësit të parë të trajnerit Shpëtim Duro.

Do të jetë interesante, të shohim nëse strategu strugan do të jetë në gjendje për të nxjerrë skuadrën nga një situatë aspak e mirë psikologjikisht, pas dy disfatave të njëpasnjëshme, edhe atë duke qenë skuadra gjithnjë në avantazh.

Mirëpo siç ka theksuar vetë Gega në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, është fat që Struga Trim Lum në rradhët e saja ka lojtar me një bagazh të madh pas vetes, që mund reflektojnë pikërisht në këto momente kur skuadra ka nevojë për fitore.

NDESHJET TJERA

Voska Sport, që tashmë frymon lirshëm me një fitore eventuale ndaj Sileksit, vetëm se do ishte pranë për të konfirmuar edhe zyrtarisht pjesëmarrjen e saj në Ligën e Parë edhe sezonin e ardhshëm.

Skuadra që mund ti bëjë probleme deri në fund, Vardari, në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, do të mirëpret Makedonija GJ.P, skuadër kjo që me shumë gjasa edicionin e ardhshëm, bashkë edhe me Bregallnicën do të luajnë në Ligën e Dytë.

Skuadra nga Shtipi këtë xhiro do të jetë mysafire e AP Brera në Strumicë, ndërkohë në arenën “Todor Proeski” në Shkup, Rabotniçki do të mirëpret Tikveshin, me shpresë se do të sigurojë mbijetesën, që pas kësaj xhiroje.

Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 17:00. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 31

Struga Trim Lum 04.05 (17:00h) KF Gostivari
FC Shkupi 04.05 (17:00h) KF Shkëndija
Voska Sport 04.05 (17:00h) Sileksi
Vardari 04.05 (17:00h) Makedonija GJ.P
Rabotniçki 04.05 (17:00h) Tikveshi
AP Brera 04.05 (17:00h) Bregallnica

Leave a Reply