Jasin Lama pason Faton Salihun në krye të KB Çair

Zhvillime të reja kanë ndodhur në klubin e boksit “Çair” nga Shkupi. Këta të fundit kanë emëruar një kampion në krye të klubit. Bëhet fjalë për Jasin Lama, emrin e njohur të boksit jo vetëm në Maqedoninë e Veriut dhe rajon, por edhe më gjerë.

Lama vjen në krye të kryetarit të klubit të boksit “Çair” në vend të Faton Salihut, një tjetër emër i njohur i boksit në vend dhe më gjërë.

Faton Salihu si lider i deritanishëm i Klubit “Çair”, ka treguar se me përkushtim dhe vizion të qartë, mund të ndërtohet një klub i madh dhe të formohet një brez i ri i sportistëve të talentuar.

Ai është një shembull inkurajues për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e pasionit dhe punës së palodhshme, ndërsa po me këtë energji rrugëtimin e tij pritet ta vazhdojë edhe Jasin Lama.

Leave a Reply