Dagllas Kosta tallet me transferimin e Kuadrados tek Interi

Dagllas Kosta është tallur me ish-bashkëlojtarin e tij te Juventusi, Huan Kuadrado, pas vendimit të këtij të fundit që këtë verë si lojtar i lirë të transferohet tek rivalët e Interit.

Kolumbiani iu është bashkuar “zikaltërve” në një marrëveshje një vjeçare pas një qëndrimi tetë-vjeçar në Torino, gjatë së cilës ai shpesh luante rolin kryesor në përplasjet mes dy palëve.

Kuadrado dhe Kosta kaluan tre vite bashkë te Juve, para se braziliani të largohej në një sërë marrëveshjesh huazimi te Bajern Munih, Gremio dhe LA Galaksi.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në “TikTok”, Kosta u pyet nga një prej ndjekësve të tij nëse e kishte parë lajmin se Kuadrado ishte bashkuar me Interin.

“Po, e pashë. Më vjen keq për të”, – kishte qenë përgjigjja e ish sulmuesit anësor të Juves.

Leave a Reply