Kupa e Diasporës, Arsimi fitues i turneut “Debreshi 2023”

Në organizim të Qani Sulejmanit nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, trajneri i njohur nga ky vendbanim Bekim Ahmeti dhe aktivist nga Forumi Rinor i Debreshit, u mbajë edicioni i tetë me radhë, turneu tradicional në futboll të vogël, Kupa e Diasporës “Debreshi 2023”.

Kësaj radhe në këtë turne morën pjesë 9 ekipe me shpresa të futbollit, prej të cilave shtatë nga vendi dhe  dy ekipe me futbollist të rinj  nga  Diaspora.

Fitues  doli ekipi nga shkolla e futbollit Arsimi nga Çegrani.

Turneu  u zhvillua sipas rregullave të futbollit të vogël, ndërsa në finale u përballën  talentet nga shkolla e futbollit  Arsimi të Çegranit  dhe  shkolla e futbollit “Dardanët” nga Lagja e Teqesë në Tetovë.

Ndeshja në kohën e rregullt  përfundoi më rezultat të barabartë 1:1, ndërsa pas ekzekutimit nga tre penalti fitues doli ekipi i KF Arsimit.

Sulejmani: Këtë herë filluam me grupmoshat e reja

Turneu “Debreshi 2023” dëshmoi se në vendin tonë ka shumë talent të futbollit, por atyre duhet dhënë hapësirë dhe krijuar kushte adekuate

“Filluam me mosha të reja . E pamë arsyeshme për afirmimin e futbollit, sportit  këtu në rrethinë, po natyrisht këtu ka edhe  mërgimtar që vijnë nga  jashtë, bashkërisht të zhvillojmë  ndeshje  futbolli, të njoftohemi si zakonisht që e kemi pas këtë turne tradicional. Kësaj radhe do të fillojmë me grup mosha të reja. Unë iu falënderoj gjithë ekipet pjesëmarrëse” – deklaroi Qani Sulejmani organizator

Organizatori me  kupa nderoi katër ekipet e para, ndërsa mirënjohje në shenjë të respektit iu ndau  të gjitha ekipeve pjesëmarrëse.

Lojtar më i mirë i turneut u shpall, Lavdrim Kasami nga ekipi i Dardanëve, derisa portierë më i mirë, Benard Shaqiri nga rradhët e Arsimit.

Drejtësi në këtë turne tradicional, ndau referja e njohur nga Struga, Besa Lleshi. Organizatori me mirënjohje nderoi edhe gazetarin e sportit në “Klan Maqedoni”,   Shaban Sinani.

Leave a Reply