Arbnor Muja shënon gol vetëm pas 4 minutave të kaluara në fushën e blertë

Arbnor Muja vazhdon me formën e shkëlqyeshme edhe këtë edicion me fanellën e Antëerpen. Futbollisti shqiptarë nga Kosova në ndeshjen e tretë të këtij sezoni realizoi golin e parë, pavarësisht se sonte kundër Kortjik u inkuadrua në lojë si zëvendësues.

Muja në lojë u inkuadrua vetëm në minutën e 63-të, ndërsa vetëm pas 4 minutave të kaluara në fushën e blertë arriti që të shënojë golin e parë të edicionit të ri në elitën e futbollit belg.

Muja realizoi golin e fundit të takimit në fitoren 6:0 të Anëerpen ndaj Kortijik, duke ndihmuar në këtë mënyrë skuadrën e tij që të regjistrojë edhe fitoren e dytë pas 3 xhirove të para, duke marrë përkohësisht kryesimin e tabelës me 6 pikë të tubuara. (infOSport.mk)

Leave a Reply