Trajneri i Galatasarajit  komenton transferimin e Rashicës te Beshiktashi

Trajneri i Galatasarajit, Okan Buruk e donte me ngulm Milot Rashicën në ekipin e tij, pasi i njëjti kishte mbetur i impresionuar me paraqitjet e yllit kosovar në Stamboll në edicionin e kaluar, kur ai ishte i huazuar nga skuadra angleze e Noruiç Siti.

Ndonëse mednohej se vushtrriasi do të përfundonte sërish te Galatasaraji, gjërat kishin ndryshuar vetëm në moment të fundit.

Ish-futbollisti i Viteses dhe Verder Bremenit në fund përfundoi te Beshiktashi, rival i përjetshëm i Galatasarajit.

Këtë transferim të Rashicës e ka komentuar edhe trajneri i Galatasarajit, Okan Buruku mbrëmë pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Olimpja Ljublana, në të cilën ndeshje skuadra e tij kishte shënuar fitore minimale 1:0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 4:0 me plotë të drejtë ishte kualifikuar për në fazën “play-off” të kompeticionit më të rëndësishëm europian në nivel klubesh.

“Unë pas lojës sapo e dëgjova lajmin për Rashicën. Ne i kemi disa opsione në krahun e djathtë, kemi shumë mundësi atje”, deklaroi Buruk.

Një ndër emrat që mund të luaj në krahun e djathtë të sulmit te Galatasaraji, është edhe ai i Zijech, mirëpo mbetet të shihet nëse deri te ky transferim do të vie ditëve në vijim.

Sa i përket Rashicës, i njëjti me Beshiktashin pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, duke përfituar nga 2 milion euro në vit.

Beshiktashi thuhet se për kartonin e yllit kosovar, skuadrës angleze të Noruiç do t’i paguajë 5 milionë euro.

Leave a Reply