Presidenti i UFC-së, Dana Uajt ka konfirmuar se Mark Zuckerberg është i interesuar të luftojë në UFC pasi Elon Musk nuk ka dashur të përballet me të në një ndeshje të MMA.
“Mark dhe unë flasim disa herë në jave dhe kemi ngrënë darkë të hënën e kaluar. Ai e ka seriozisht për të konkurruar në UFC. Kur përmendi ndeshjen e tij me Elon Musk, dëshironte me patjetër që të ndeshej në arenat tona. Unë do të thoja se ai është absolutisht i interesuar, e kam thënë që nga dita e parë, Zuckerberg është një djalë shumë serioz dhe i vendosur. Ai e do sportin dhe po stërvitet shumë. Mendoj se ai është i bindur për t’u ndeshur në UFC”, – ka thënë Dana Uajt.