10 skuadrat me vlerën më të lartë në futbollin europian

Skuadra kampione në fuqi e Europës, Mançester Siti, është skuadra me vlerën më të lartë mes klubeve të futbollit. Kjo u raportua nga “Il Sole” bazuar në raportin vjetor “The European Elite 2023” nga Football Benchmark, i cili rendit 32 klubet europiane të futbollit me vlerën më të lartë.

Anglezët kryesojnë këtë renditje që nxjerr në pah vlerën e klubit, që në rastin e skuadrës së drejtuar nga Guardiola është e barabartë me 4,073 miliardë euro. “Qytetarët” nga Mançesteri në këtë mënyrë kanë kaluar Real Madridin që deri vonë kryesonte këtë renditje.

Raporti bazohet në të dhënat ekonomike për sezonin që përfundoi më 30 qershor 2022. Ai nënvizon dominimin e futbollit anglez me 11 klube angleze në top 32, që përbëjnë 45% të vlerës së përgjithshme.

10 klubet kryesore:
1) Mançester Siti 4,073 (+64%)
2) Real Madrid 4,006 (+26%)
3) Mançester Junajtid 3,932 (+36%)
4) Liverpul 3,900 (+53%)
5) Bajern Munih 3,838 (+40%)
6) Barcelona 3,504 (+25%)
7) Çelzi 2,989 (+37%)
8) PSZh 2,858 (+34%)
9) Totenhem 2780 (+45%)
10) Arsenal 2301 (+45%)

Leave a Reply