Orges Shehi merr timonin e Partizanit!

Orges Shehi edhe zyrtarisht do të drejtojë ekipin e Partizanit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi shqiptarë përmes faqes zyrtare në “facebook”, ku përmes një njoftimi ju bëjnë thirrje edhe mediave që të jenë prezent në Konferencën për shtyp gjatë ditës së nesërme, kur Shehi do të dalë para gazetarëve.

Shehi së fundmi me mjaft sukses udhëhoqi rivalin e përbetuar të Partizanit, Tiranën, me të cilën skuadër sezonin 2021/22 doli kampion, dersa një sezon më vonë arriti që të fitojë edhe SuperKupën e Shqipërisë.

Shehi është trajneri i tretë që do të drejtojë Partizanin gjatë këtij sezoni duke qenë se të kuqtë e nisën vitin me kroatin, Zoran Zekiç, për të vijuar më pas Arbër Abilaliaj.

Por, tashmë kryeqytetasit janë gati të nisin një epokë të re me në krye teknikun durrsak, për të cilin Partizani do të jetë klubi i katërt në karrierë, teksa më parë kishte drejtuar edhe Tiranën, Kukësin dhe Skënderbeun, me të cilën skuadër në sezonin 2018/19 kishte fituar gjithashtu SuperKupën e Shqipërisë.

3 trofe në më pak se 6 vite për Shehin, i cili me Partizanin me siguri se do të tentojë të fitojë sërish titullin kampion.

Partizani pjesën e parë të sezonit 2023/24 në Superligën shqiptare e mbylli në pozitën e dytë me 32 pikë, 5 më pak se liderët e Egnatias.

46-vjeçari Shehi në bankinën e Partizanit pritet të debutojë me datë 13 janar në ndeshjen ndaj Teutës. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply