Maqedonasi Riste Temelkov përforcon mesfushën e Ferizajit

Mesfushori difenziv me origjinë nga Kavadari, Riste Temelkov, ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdoj në futbollin kosovar, duke nënshkruar me një ndër skuadrat më të organizuara në Ligën e Dytë, FC Ferizajin.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga vetë klubi kosovar përmes faqes së tyre zyrtare në rrjetet sociale, ku shpalosin edhe aftësitë e Temelkov, i cili në të kaluarën ka luajtur në përgjithësi në futbollin e Maqedonisë, edhe atë për skuadrat si Tikveshi, AP Brera, Bregallnica, Horizont Turnova, Bregallnica Shtip dhe së fundmi Makedonija GJ.P.

Temelkov bëhet kështu futbollisti i tretë maqedonas që do të luaj me Ferizajin, pas Filip Gligorov dhe ish portierit të Shkëndijës, Marko Jovanovski.

Ndryshe, Temelkov është emri i tretë i ri që i bashkohet Ferizajit në këtë afat kalimtar, pas dyshes sulmuese Sokol Kiqina dhe Albio Kurtaj.

Kujtojmë, Ferizaji pjesën e parë të sezonit 2023/24 në VivaFresh Liga e Parë – Grupi B, e mbylli në pozitën e tretë me 29 pikë, dy më pak se skuadra kryesuese e Vjosës. (infOSport.mk)

Leave a Reply