Antalia, destinacioni kryesor i Shkëndijës edhe këtë vit

KF Shkëndija ka nisur zyrtarisht përgatitjet për fazën e dytë të sezonit. Pauza prej një muaji u shfrytëzua për rikuperim të energjisë dhe tashmë lojtarët “kuqezi” janë gati të fillojnë një kapitull të ri me trajnerin e ri, Jeton Beqiri.

Ky i fundit në grumbullimin e parë njoftoi ekipin për planprogramin e përgatitur për fazën përgatitore.

Ekipi sot zhvilloi një seancë më të lehtë stërvitore, nesër e pasnesër do të kryejë matjet dhe ekzaminimet e zakonshme mjekësore, para se të vazhdojë puna në palestër dhe terren.

Deri më 26 janar, futbollistët e Shkëndijës do të stërviten në Tetovë ku do të zhvillojnë edhe dy ndeshje kontrolluese, ndërsa nga data 27 janar, deri më 9 shkurt skuadra do të qëndrojë në Antalia të Turqisë ku krahas stërvitjeve do të zhvillojë edhe 4 ndeshje kontrolluese. (infOSport.mk)

Leave a Reply