Napoli në krye të Serisë A, mposht Sasuolon (VIDEO)

Skuadra Napolit merr kryesimin në Seria A të Italisë, pasi mundi Sasuolon me rezultat 3:1 në xhiron 11-të të kampionatit më të fortë italian. Allan në të 22-tën dhe Kallejon e Martens në minutat 44-t dhe 54-t dhanë fitoren “napolitanëve” përballë Sasuolos, që për këta të fundit golin e vetëm e shënoi Falcineli në të 41-tën.

Me këtë fitore Napoli ngjitet në vendin e parë me 31 pikë, tre me shumë se Juventusi që ndodhet ne vendin e dytë me 28 pikë, po aq sa ka edhe Lacio në vendin e tretë.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara sot, Krotone fitoi Fiorentinë 2:1, SPAL fiton Xhenovën 1:0, Sampdoria triumfon përballë Kievos 4:1, Atalanta mposhtet nga Udinese me shifra 2:1, ndërsa Lacio fitoi me goledë 1:5 në transfertën ndaj Boneventos.

Nga ora 20:45 në kaudër të xhiros së 11-të në Seria do të zhvillohet takimi Torino-Kaljari, ndërsa për ditën e hënë mbetet të luhet vetëm përballja Verona-Interi. /InfOSport.mk

Leave a Reply