Historike në futbollin shqiptar, Shkumbini emëron në krye të skuadrës një trajnere femër

Shkumbini ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Vladimir Gjoni dhe në krye të skuadrës do të vendoset turkja, Ilknur Aktash.

Prej disa kohësh ajo ka qenë pjesë e klubit nga Peqini si zëvendës trajnere dhe tashmë duket se do të marrë drejtimin e skuadrës së parë.

Aktash do të qëndrojë në krye të Shkumbinit deri sa të gjendet trajneri i ri që do të marrë drejtimin e ekipit.

Leave a Reply