Xhelil Asani i “hakmerret” Vllaznisë dhe Osmanit duke u bërë protagonist në fitoren e Erzenit

Xhelil Asani, doli të jetë protagonistë në fitoren e Erzenit 2:1 ndaj ish skuadrës së tij, Vllaznisë së Shkodrës në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti i “padëshiruar” në Shkodër, shënoi golin e parë të takimit të sotëm të zhvilluar në Rrogozhinë.

Kërçovari në këtë mënyrë sikur iu hakmorrë ish skuadrës së tij, por edhe trajnerit Qatip Osmani, i cili nuk e dëshironte në skuadër, duke dhënë “AMININ” për largimin e tij nga “Loro Boriçi”.

Përveç Asanit, në takimin kundër Vllaznisë u paraqitën edhe dy futbollistët tjerë nga Maqedonia, Nehar Sadiki dhe Florian Kadriu.

Ndryshe, golin e dytë për Erzenin, e realizoi Alesandri Kacbufi, derisa golin e vetëm për Vllazninë e Shkodrës e realizoi, Geralb Smajli.

Kështu, vetëm ndeshja e kthimit në Shkodër do të përcaktojë udhëtuesin për në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës. (infOSport.mk)

Leave a Reply