Në finalen e sotme të Kupës midis Voska Sport dhe Tikveshit për herë të parë do të përdoret sistemi VAR

Teknologjia VAR do të përdoret për herë të parë në futbollin vendor në finalen e Kupës së Maqedonisë ndërmjet skuadrave të Tikveshit dhe Voska Sport. Këto dy skuadra sot në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të luftojnë për trofeun e tyre të parë sonte në finalen e 31-të, të Kupës së Maqedonisë.

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka marrë leje nga FIFA për përdorimin e video-teknologjisë për shqyrtim të mundshëm të vendimeve të arbitrit dhe në mbledhjen teknike ku kanë marrë pjesë zyrtarët e caktuar për finalen e Kupës së Maqedonisë dhe përfaqësues të ekipeve finaliste u folën të gjitha detajet në lidhje me përdorimin e teknologjisë.

‘Futja e teknologjisë VAR është pjesë e programit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe këtë projekt e nisim nga finalja në Kupën e Maqedonisë. Po ndjekim të gjithë hapat e nevojshëm dhe kemi përgatitur një plan projekt për ta zbatuar edhe në ndeshjet e Ligës së Parë. Ne ndjekim gjithashtu protokollin e rreptë të prezantuar nga FIFA. Ne do të fillojmë të përdorim teknologjinë VAR vetëm kur IFAB të na konfirmojë se infrastruktura, teknologjia dhe gjyqtarët që e përdorin atë janë plotësisht gati. Shpresojmë që sezonin e ardhshëm do të mund të zbatojmë teknologjinë VAR në ndeshjet e Ligës së Parë. Gjëja më e rëndësishme është të zvogëlohen dhe eliminohen gabimet, por është e rëndësishme të kujtojmë se arbitri në fushë ende vendos gjithçka dhe teknologjia vetëm e ndihmon atë të shikojë detajet”, tha Igor Frangovski, kryestar i Komisionit të Garave të FFM-së dhe delegat në finalen e sotme në Kupën e Maqedonisë.

Arbitri kryesor i finales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Tikveshit dhe Voska Sport është Aleksandar Stavrev. Asistentët e tij janë Dejan Kostadinov dhe Kushtrim Lika, derisa arbitër i katërt do të jetë strugani, Jovan Kaçevski. (infOSport.mk)

Leave a Reply