Alivoda i Vllaznisë së Shkodrës vazhdon karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe

Skuadra e Vllaznisë nga Shkodra bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me “Ittihad Kalba Club” të liges superiore te Emirateve të Bashkuara Arabe për transferimin e futbollistit, Rejan Alivoda. 21-vjeçari largohet nga shkodranët pas 2 vitesh, teksa ishte një titullar i padiskutueshëm.

Këtë sezon shkodrani luajti me Vllazninë 5 ndeshjet e para, duke arritur të realizojë edhe një gol. Kujtojmë që Alivoda ka qenë pjesë e KF Shkodra, për të kaluar më pas te moshat e Vllaznisë. Me “kuqeblutë”, Alivoda ka luajtur te të gjitha ekipet zinxhir, derisa arriti të ishte protagonist dhe në ekipin A, me të cilin numëron plotë 91 ndeshje dhe 6 gola të shënuar.

Drejtuesit e Vllaznisë së Shkodrës përveç që kanë përfituar materialisht nga shitja e Alivodës, kanë bërë një punë të shkëlqyer, duke mbajtur edhe 20% të kartonit të tij. (infOSport.mk)

Leave a Reply