Struga Trim – Shkëndija është derbi i javës së 6-të në elitën e futbollit vendor. Kjo ndeshje do të luhet në Strugë me fillim në ora 15:30, ndërsa tashmë infosport.mk ka siguruar edhe formacionet e të dyja skuadrave.
Ajo që bie në sy te Shkëndija, është se në formacionin bazë mungon dyshja, Besart Ibraimi – Klisman Cake, ndërsa trajneri Shkëmbi për dallim nga ndeshja e fundit kundër Tikveshit, ka bërë vetëm një ndryshim.
Te skuadra strugane titullarë do të jetë Lasana Diako, ndërsa në bankinë do të qëndrojë Arbin Vosha.
FORMACIONET ZYRTARE:
STRUGA TRIM LUM: M. Angeletti, B. Ilievski, G.Mici, J. Maudo, P. Fall, L. Diako, B. Bojku, B. Shabani, M. Hamza, B. Compaore, M. Radeski;
SHKËNDIJA: B. Gaje, A. Trumçi, I. Fetai, A. Meliqi, R. Ëebster, R. Ramadani, A. Alhassan, A. Zejnullai, E. Krasniqi, A. Mazari, F. Tamba;
