Talenti i FC Shkupit, Andi Ismaili, pjesë e formacionit të Rabotniçkit përballë Pelisterit

Andi Ismaili, një ndër talentët më premtues të futbollistëve të gjeneratës 2008 në futbollin vendor, edhe zyrtarisht sezonin në vijim do të luaj me fanellën e Rabotniçkit.

Një gjë të tillë infosport.mk e kishte paralajmëruar në mënyrë ekskluzive, ndërsa tashmë ish futbollisti i FC Shkupit, ndodhet edhe në formacionin më të ngushtë për ndeshjen ndaj Pelisterit, që “romantikët” do ta zhvillojnë sot me fillim në ora 15:30.

16-vjeçari Andi Ismaili ndodhet në bankinë për takimin e sotëm kundër skuadrës nga Manastiri, ndërsa kjo bën që të kuptohet, që drejtuesit e Rabotniçkit, te ky super talent shohin një yll të vërtetë, që shumë shpejtë pritet të shpërthejë.

I njëjti te Rabotniçki transferohet nga FC Shkupi, skuadër kjo që tashmë për shkak gjendjes së rëndë financiare në të cilën gjendet, ka filluar ti humbas edhe talentet e saj.

Ismaili, skuadrës së FC Shkupit iu bashkua që sezonin e kaluar, kur edhe nënshkroi kontratë profesionale, duke qenë pjesë e atij projekti famoz të paralajmëruar nga investitorët e rinj turq, në kohën kur edhe Nderim Nexhipi, luante rolin e Drejtorit Sportiv, por që shumë shpejt ky projekt morri tatëposhten, duke lënë në udhëkryq shumë futbollistë të rinj, por edhe ato profesionist, që ishin pjesë e skuadrës nga Çairi.

Kujtojmë, para Andi Ismailit, nga rradhët e FC Shkupit, vetëm te Rabotniçki u transferuan 3 futbollistë, edhe atë treshja nga Kërçova, Florian Kadriu, Xhelil Asani dhe së fundmi Demir Imeri. (infOSport.mk)

Leave a Reply