Shkupjani Amer Bajrami, pjesë e Rabotniçkit, për herë të parë ka marrë ftesë, për të qenë pjesë e përfaqësueses U17 të Maqedonisë, që udhëhiqet nga Vllatko Kolev.
Bajrami së bashku me bashkëlojtarin e tij nga rradhët e Rabotniçkit, Erdin Mahmuti dhe struganin Blendi Laçka, do të jenë tre shqiptarët që me Maqedoninë U17 do të luajnë në turneun kualifikues në Strumicë, përmes të cilit “verdhekuqtë” do të kërkojnë një vend për në fazën elite për kualifikim në Kampionatin Europian.
Maqedonia U-17 e hap turneun kundër Hungarisë më 8 tetor (ora 13:00), më 11 tetor do të përballet me Republikën Çeke (ora 13:00), ndërsa ndeshja e fundit është kundër Gjibraltarit më 14 tetor (ora 13:00).
